Në seancën e sotme të qeverisë janë marrë edhe vendime kadrovike. Është shkarkuar nga detyra UD drejtori i “Parkut Nacional Galiçicë” – Ohër, ndërsa në vend të tij është emëruar Aleksandar Buzlevski, përcjell Klan Macedonia.
“Qeveria mori gjithashtu vendim për shkarkimin e Rozita Blagojeviq nga detyra e saj si drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve. Është vendosur që Dragan Ugrenoviq të emërohet drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve”, thuhet në njoftimin e qeverisë./KlanMacedonia