77 vjeçarja nga Shkupi – 53 vite pa nënshtetësi! (VIDEO)

I BIRI MUHAMEDI : “JAM STËRLODHUR DUKE DORËZUAR DOKUMENTE”

“Më vjen keq por jam lodhur. Turp i madh është, babai këtu, të gjithë këtu kemi lindur” – tha Muhamed Zejneli, qytetar.

Këto janë fjalët e 50-vjeçarit Muhamed Zejneli nga Shkupi, i cili është stërlodhur duke kërkuar që të sigurojë dokumentin e nënshtetësisë për nënën e tij 77 vjeçare e cila jeton në Shkup që nga viti 1970, raporton Klan M.

Qe 13 vite po më kthehet e njëjta përgjigje, nuk i jepet nënshtetësia nuk e di ku është problemi. Nëse është nëna ime e rrezikshme le të më tregojnë nga ministria, të më tregojnë përse nëna ime nuk ka nënshtetësi, babai ka lindur këtu, ne 7 fëmijët këtu, ne këtë shtëpi gjyshi im është diku mbi 100 vite” – tha Muhamed Zejneli, qytetar.

77 vjeçarja Sefije Zejneli dy djem i ka në Gjermani. Mungesa e nënshtetësisë për 53 vjet, ia ka pamundësuar çmalljen me niëprit e mbesat.

–         I kam dy djem dhe kam edhe familjarë atje në Gjermani.

–         Nipa e mbesa a ke atje?

–         Po, të djalit, po.

–         A dëshiron t’i shohësh ato?

–         Po foli në telefon, por e kotë

Shtëpinë e Muhamed Zejnelit e kanë vizituar edhe politikanët gjatë fushatave zgjedhore. I kanë premtuar se do t`ia zgjedhin problemin e nënshtetësisë së nënës, por deri tani asgjë nga premtimet.

Kam pasur shumë takime me kryetarë e me shumë ministra e zëvendësministra, më kanë premtuar që do të kryhet kjo punë, por nuk u krye. Për herë të fundit ka qenë Agim Nuhiu. Ai më tha se procedura është në fund dhe nëna i ka plotësuar të gjitha kushtet” – tha Muhamed Zejneli.

Ditë më parë Muhamedi ka pranuar përsëri një letër me vendimin se nëna e tij nuk i plotëson kushtet për të qenë shtetase e vendit ku jeton tash e 50 vite. Muhamedi ka dërguar edhe një lutje deri tek Avokati i Popullit ku pret edhe përgjigje.

E përderisa Sefije Zejneli pret një përgjigje pozitive, Muhamedit do t’i duhet që për çdo vit, nënës së tij, t`ia vazhdojë letërnjoftimin për shtetase të huaj. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share