Arrestohet në aeroportin e Shkupit, 20-vjeçarja nga Republika e Turqisë

Në aeroportin e Shkupit është arrestuar 20 vjeçarja nga Republika e Turqisë e cila kishte tejkaluar qëndrimin në Maqedoninë e Veriut, përcjellë Klan M.

”Me datë 04.04.2023 në ora 19:45 në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit” është ndaluar H.D.(20) nga Republika e Turqisë pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ka tejkaluar qëndrimin e lejuar turistik në vend. Ajo iu dorëzua policëve të Departamentit për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj dhe u dërgua në Qendrën Rajonale për çështje Kufitare për veprime të mëtejshme” – thonë nga MPB. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share