Osmani vazhdon sot ditën e dytë në Bruksel, takohet me Blinkenin dhe Sholenë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel, siç njoftojnë nga MPJ-ja, bisedoi me Sekretarin Amerikan të Shtetit Entoni Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Shole.

“Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualitetet rajonale, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend. Shole dhe Blinken shprehën mbështetje të fuqishme për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, që është interes i përbashkët strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi”, thuhet në njoftimin eMPJ-së.

Ndryshe ministri Osmani vazhdon sot ditën e dytë në Bruksel, në takimin e e vendeve anëtare të NATO-s.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share