Qeveria duke filluar një ofensivë të fuqishme ndërtimore në Korridorin 8, sjell një impuls të ri ekonomik dhe zhvillimor për vendin, përfitime për qytetarët dhe ekonominë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
“Ndërtimi i Korridorit 8 nënkupton kosto më të ulëta transporti, transport më të shpejtë, lidhje dhe integrim të Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillim ekonomik dhe rajonal të vendit.
Ndërtimi i autostradave moderne, në pjesët Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenisht – Strugë – Qaf Than, ofron lidhje më të mira dhe më të sigurta për qytetarët, kushte më të mira për ekonominë, një nxitje domethënëse për rritjen e tregtisë dhe investimeve.
Korridori 8 është pjesë e projektit më të madh infrastrukturor në vendin tonë deri më tani në sektorin e rrugëve, për ndërtimin e katër seksioneve të autostradës me një gjatësi totale prej rreth 110 kilometrash, me vlerë 1.3 miliardë euro”, thonë nga LSDM.