“Të dehur drejtojnë autobusët me nxënës” – Aksion policor, 35 sanksione në transportin e nxënësve

35 shkelje janë konstatuar nga policia tek autobusët që transportojnë nxënës në shkollat e vendit. Kështu njoftuan nga MP, sipas të cilëve, ka pasur edhe shoferë nën ndikimin e alkoolit e që janë dënuar, përcjell Klan Macedonia.

“Sot (04.04.2023) në periudhën prej orës 06:00 deri në ora 10:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 35 kundërvajtje nga të cilat 10 për hyrje të paligjshme në komunikacion, 10 për drejtim mjeti pa leje trafiku, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në raportin e MPB-së.

Nëntë automjete, sipas MPB-së, janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. Kontrollet e tilla do të vazhdojnl edhe në ditët në vijim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu

RMV, 35 vatra zjarri, dy të tjera ende aktive

QMK apelon qytetarët për kujdes  Për çdo ditë numër i lartë i zjarreve aktive po regjistrohen nëhapësira të jashtme njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 35 zjarre, dhe dy tëtjera janë aktive . Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë që sot në mëngjes janëaktive vetëm dy zjarre në Makedonski Brod, afër fshatit Belicë ,Aty ku digjet një pyll i rrallë me pisha në një zonë të vështirë për t’uaksesuar ndërsa zjarri i dytë është në Komunën e Bogovinës, afërNovo Sellës, ku digjen pyje të përzier dhe bimësi të ulët. Për një pjesë të zjarreve, të cilat kanë rrezikuar fshatrat, ditë mëherët është intervenuar nga ajri me aeroplanë të Drejtorisë përMbrojtje dhe Shpëtim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga QMK apeluan qytetaret qe te jene…
Më tepër
Total
0
Share