Fruthi alarmon KSI-në: Të ndiqen rastet eventuale

Komisioni për Sëmundje Infektive ka miratuar disa rekomandime që kanë të bëjnë me adaptimin e sistemit lidhur me ndjekjen e rasteve të fruthit – përcjell KlanM deklaratën e zëdhënësit të KSI-së, Zlate Mehmedoviq.

“Gjëja e parë dhe kryesore është të rritet mbikqyrja epidemiologjike ndaj etheve për shkak se në këtë mënyrë do të mundim më shpejtë të amortizojmë procesin e rasteve të reja të detektuara. E dyta, të rritet vetëdija tek punonjësit shëndetësor dhe popullata për ekzistimin e rasteve të fruthit. E treta, ka të bëjë me mjekët amë, pediatrët dhe infektologët që me kujdes të ndjekin simptomat që janë karakteristike për fruthin” – ka deklaruar Mehmedoviq.

Në takimin e sotëm të KSI-së, sic përcjell KlanM, është shqyrtuar edhe rasti I vetëm I fruthit që është paraqitur në vend.

“Në vitin 2019 ishte rasti I fundit. Bëhej fjalë për një fëmijë 13 muajsh nga Sveti Nikola. Ishte hospitalizuar në Spitalin e Shtipit. Është lëshuar për mjekim dhe izolim shtëpiak. Është në situatë stabile shëndetësore. Pritet të mos ketë pasoja për shëndetin e fëmiut” – tha Mehmedoviq.

Nga KSI-ja, siç njofton KlanM, rikujtuan se vaksina MRP është e obligueshme dhe mjeti I vetëm efikas për mbrojtje nga epidemia. Mosvaksinimi, mes tjerash, nënkupton edhe pasoja juridike./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share