“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”
Ish kreu politik i UCK-së Hashim Thaci në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe të tjerëve i është drejtuar gjykatës speciale. Ka thënë se po e nisin këtë rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë.
E drejta dhe vërteta janë parime të çmuara për mua. Ndjeje keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza. Jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim, tha Hashim Thaci.
Ai përmendi se si themelimi i kësaj gjykate erdhi pas akuzave të Dick Martyt për trafikim Organesh.
Ka shprehur keqardhje për shumë personalitete që nuk mund të dëshmojnë në këtë proces gjyqësor.
Paraprakisht edhe mbrotja e ish presidentit Hashim Thaci ka mohuar të gjitha pretendimet e prokurorisë speciale të prezantuara një ditë më parë.
Avokati mbrojtës Gregory Kehoe ka thënë se Hashim Thaci nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime.
Avokati i Thacit thotë se klienti i tij nuk kishte mundësi të parandalonte krimet që ndodhnin nëpër zonat e luftës pasi sipas tij pushteti real u takonte komandantëve të zonave.
Ndërsa pas luftës ka përmendur faktin që të gjitha komptencat i kishte UNMIK-u.
Të hënën u dëgjuan zyra e prokurorit të specializuar dhe mbrojtësi i viktimave. Sipas Gjykatës Speciale 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, tha Gregory Kehoe.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha