Parisi voton kundër marrjes me qira të trotinetëve elektrik

Gati 90% e parizianëve votuan kundër trotinetëve me qira, sipas BBC. Nëse bashkia ndjek indikacionet e popullsisë, dhënia me qira pa pagesë e trotinetëve do të ndalohet nga shtatori.

Parizianët kanë votuar për të ndaluar marrjen me qira të trotinetëve elektrikë në qytetin e tyre duke i dhënë një goditje të madhe operatorëve të tyre dhe një triumf për aktivistët e sigurisë rrugore.

Gati 90 për qind e votave të hedhura të dielën favorizuan ndalimin e pajisjeve me bateri, treguan rezultatet zyrtare.

Por, më pak se 8% e atyre që kishin të drejtë dolën për të votuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share