I dhuroi skulpturë me eksploziv, arrestohet 26-vjeçarja për vrasjen e blogerit rus

Ukraina mohon përfshirjen, Darya kishte marrë pjesë në protesta kundër luftës

Hetuesit rusë kanë arrestuar një grua e cila dyshohet se shpërtheu një bombë në një kafene në Shën Petersburg ku mbeti i vrarë blogeri pro-luftës, Vladlen Tatarsky.

Darya Trepova, 26 vjeç, ishte vendosur më parë në listën e te shumëkërkuarve të ministrisë së Brendshme pasi kishte marrë pjesë në protesta kundër luftës në Ukrainë. Vladlen Tatarsky humbi jetën teksa po raportonte një ngjarje në Shën Petersburg. Të paktën 30 persona u plagosën.

Mediat ruse dhe blogerët ushtarakë deklaruan se Tatarsky ishte duke u takuar me publikun kur një grua i dhuroi atij një kuti që përmbante një sklupturë të tijen që më pas shpërtheu. Një grup patriotik rus që organizoi ngjarjen tha se kishte marrë masa paraprake sigurie, por pranoi se ato masa dështuan.

Kafeneja, “Street Food Bar No 1” pranë lumit Neva, dikur ishte në pronësi të Yevgeny Prigozhin i cili drejton grupin famëkeq mercenar të Rusisë Ëagner, i cili ka kryer luftime në Bakhmut në Ukrainën lindore.

Tatarsky, një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk ishte zyrtar rus, as oficer ushtarak. Ai ishte një bloger i njohur me më shumë se gjysmë milioni ndjekës dhe kishte një të kaluar kriminale, por ishte pjesë e një komuniteti blogerësh ushtarak pro-Kremlinit që ka marrë një rol relativisht të profilit të lartë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Pas aneksimit nga Kremlini të katër rajoneve të Ukrainës vitin e kaluar që shumica e botës i refuzoi si të paligjshme, Tatarsky postoi një video në të cilën u zotua: “Kjo është. Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do të grabisim këdo që kemi nevojë. Gjithçka do të jetë ashtu siç na pëlqen.” Askush nuk e ka marrë publikisht përgjegjësinë, por blogerët ushtarakë dhe komentuesit patriotë drejtuan menjëherë gishtin drejt Ukrainës dhe e krahasuan bombardimin me vrasjen e Darya Dugina-s, një komentatore nacionaliste televizive, Gushtin e kaluar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share