Ndërprerja e aktgjykimit për organizatorët e 27 prillit – Reagon Ministria e Drejtësisë  

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me shfuqizimin e dënimeve të dhëna nga Gjykata Penale në shkallë të parë për “organizatorët e 27 prillit”. Nga kjo ministri i bëjnë thirrje Këshillit Gjyqësor që të reagojë menjëherë dhe të marrë masa  edhe disiplinore ndaj atyre, që mund të kenë bërë qëllimisht lëshime procedurale, përcjell KlanM.

“Është e qartë se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme të thyerjeve serioze edhe më tutje mbeten një praktikë e lejuar për disa gjyqtarë. Prandaj, është e nevojshme që menjëherë të merret një përgjigje e duhur, pse kjo lejohet në vazhdimësi, pra pse në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë vërtetuar të gjitha rrethanat kontestuese dhe as faktet e rëndësishme që kanë të bëjnë me veprën penale të kërcënimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Me qëllimin më të mirë, i bëjmë thirrje Këshillit Gjyqësor që të reagojë menjëherë dhe të marrë masa për të përcaktuar rrethanat në bazë të të cilave është miratuar aktgjykimi, të fillojë një procedurë përfshirëse disiplinore nëse konstatohet se disa me vetëdije apo pa vetëdije me veprimet e tyre kanë lejuar që besimi në sistemin e drejtësisë të bjerë në nivelin më të ulët”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share