Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha këtë të hënë se nuk duhet harruar që në Gjykatën Speciale në Hagë po gjykohen individë dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Drejtësia për viktimat është e rëndësishme, nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë”, shkroi Rhode në një postim në Twitter.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë nisi këtë të hënë gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Katër ish-krerët e UÇK-së u deklaruan “plotësisht të pafajshëm” në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë./tvklan.al