Bullgari: Zgjedhjet parlamentare pa një fitues të qartë

MBËSHTETJE MARRIN EDHE PARTITË PRO-RUSE

Bullgaria sërish do të përballet me negociata të vështira dhe të gjata për të formuar koalicionin qeveritar, pasi edhe zgjedhjet e pesta parlamentare në dy vitet e fundit, nuk prodhuan një fitues të qartë, njofton KlanM.

Blloku që udhëhiqet nga partia GERB e ish-Kryeministrit Bojko Borisov fitoi 26.5% të votave në zgjedhjet e së dielës, derisa koalicioni reformues pro-perëndimor që udhëhiqet nga “Vazhdojmë me ndryshimet” fitoi 24.9% të votave, thonë rezultatet preliminare pas 96% të votave të numëruara.

Në vendin e tretë, sic percjell KlanM, me 14.4% të votave ëshë partia “Rilindja” që mbështet presidentin rus Vladimir Putin në luftën në Ukrainë, kurse pragun prej 10% e ka kaluar edhe partia “Lëvizja për të drejta dhe liri” me 13%.

Në Maqedoninë e Veriut, për zgjedhjet bullgare është votuar në 7 vendvotime. Sipas të dhënave të KQZ-së bullgare, më së shumti votues ka pasur në Shkup – 185, kurse më pak në Tetovë – 8, njofton KlanM.

Numri I përgjithshëm I shtetasve bullgar që kanë votuar në Maqedoninë e Veriut ka qenë 452.

Kriza shumëvjeçare politike në Bullgari, ka detyruar vendin që ta anulojë hyrjen në Eurozonë kurse ende nuk është miratuar buxheti për këtë vit.

Në dy vitet e fundit, sic njofton KlanM, Bullgaria në të shumtën e rasteve, udhëhiqej nga qeveri të përkohshme teknike të emëruar nga Presidenti Rumen Radev.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share