Dega e Lëvizjes Besa në Gostivar ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kreut të Gostivarit dhe Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili ditë më parë publikoi fotografi me mbishkrimin se shumica e degës së Besës në Gostivar kanë kaluar tek ASH, përcjell KlanM.
“Arben Taravarit i ranë maskat dhe u deshifrua se gjithmonë ka qenë satelit dhe në bashkëpunim të fshehtë me BDI-në. Kur thoshte Ali Ahmeti se Ziadin Sela ka hëngër bukën e shtëpisë time, kam pasur bindjen se e ka truk dhe strategji për ta përçarë opozitën, por jo. Nëse deri dje Ziadini paska ngrënë vërtetë bukën e Aliut, sot Taravari vazhdon të hajë në emër të votuesit opozitar pazaret për shtëpi luksoze në zonën elitare Taftalixhe, e kush e di se ku edhe në ndonjë vend tjetër! Arben, të ka dalur boja dhe fasada e hipokrizisë politike, sepse ti luftën kundër BDI-së e ke pasur kamuflim e që në fakt dita ditës po verifikohet se në prapaskenë gjithmonë kishe qenë në bashkepunim dhe shërbim të tyre”, thuhet në reagimin e Besës së Gostivarit.
Nga kjo parti thonë se fotografia e Taravarit e publikuar dje, ka qenë me aktivistë që nga Besa janë përjashtuar që para një viti./KlanMacedonia