Jakov Milatoviq, kandidati për kryetar i Lëvizjes Evropa Tani, kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet fillestare, përcjell KlanM.
Kandidati për president Milo Gjukanoviq fitoi 39,2 për qind të votave, ndërsa Jakov Milatoviq 60,8 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake të bazuara në 31,2 për qind të mostrave së përpunuara, të dhëna këto nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI), raporton Vijesti.
Pjesëmarrja, sipas të dhënave të QMH-së, ishte 71 për qind.