Në Mal të Zi po mbahet këtë të diel raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në garën e balotazhit janë presidenti aktual në detyrë Millo Gjukanoviç dhe rivali i tij Jakov Millatoviq, kandidati i Lëvizjes “Evropa tani”.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 20. Të drejtë vote kanë rreth 550 mijë qytetarë. Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicion Demokratik, deri në orën 13 kishin votuar 39% e qytetarëve.
Kjo është një rritje e vogël krahasuar me rundin e parë të votimit në 19 Mars kur kishin votuar 35.5%.
61-vjeçari Gjukanoviq është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe ka mbajtur postet më të larta dretuese të politikës malazeze prej më shumë se 33 vjetësh.
Ai ka bazuar fushatën e tij tek aleanca me perëndimin duke u shprehur kundër ndikimit rus dhe ndërhyrjeve të Serbisë. Ndërsa, rivali i tij Jakov Millatoviq vjen nga një parti e themeluar vetëm në Qershor të vitit të kaluar.
37-vjeçari ka më pak se 3 vjet në politikë. Edhe ai thotë se mbështet integrimin europian të vendit, por kandidaturën e tij e mbështesin edhe disa parti pro-ruse. Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që shpallja e pavarësisë së Malit të Zi në Maj të 2006-ës.
Tv Klan