Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Drejtësi për viktimat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit.

Osmani ka kërkuar drejtësi për 80 viktimat civile që u vranë në këtë masakër.

“24 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga 18- muajsh e deri në 17 vjeç. Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, ka shkruar Presidenca e Kosovës në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share