VMRO-DPMNE: MAQEDONIA POLIGON MAFIOZËSH!
Viktima edhe i dyshuari kishin ardhur së bashku në kazino, kanë luajtur në aparatet, e më pas ka nisur zënka. Këto janë disa detaje që u bënë publike nga Prokuroria Themelore Publike që kishte bërë ekspertizë në vendin e vrasjes, njofton KlanM.
Viktima, sipas njoftimeve është 46-vjecari me iniciale N.A nga Haraçina e Shkupit. Prokuroria thotë se ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur së bashku me dorasin kanë mbërritur në kazino. Pasi ka nis zënka, I dyshuari ka gjuajtur disa herë në drejtim të viktimës, e më pas e ka goditur në kokë me revolen.
“Një kohë kanë luajtur në aparatet, e më pas viktima ka nisur të zihet me një nga personat që kanë qenë bashkë në kazino. Dy të tjerët janë përpjekur t`i ndajnë, por i dyshuari ka nxjerrë revolen dhe disa herë ka gjuajtur në drejtim të të dëmtuarit. Më pas në kokë e ka gjuajtur me kundakun e revoles. Viktima ndërron jetë në vendngjarje. Gjurmohet pas personit që dyshohet se ka kryer vrasjen” – thonë nga PTHP
Me urdhër të Prokurorit Publik, sic percjell KlanM, trupi I viktimës është dorëzuar për obduksion. Janë siguruar edhe xhirimet nga kamerat e sigurisë së objektit.
Ka reaguar VMRO-DPMNE-ja duke theksuar se vendi është shndërruar në poligon mafiozësh, duke drejtuar gishtin tek Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski.
“Vetëm në 12 orët e fundit, ndodh një vrasje në Kapishtec të Shkupit, një grabitje e rëndë në Aerodrom të Shkupit, kurse sipas informatave një trup pa kokë është gjetur në rrugën drejt vendkalimit kufitar në Bllacë. Maqedonia është shndërruar në poligon mafiozësh. Oliver Spasovski duhet të dorëhiqet. Përgjegjësi patjetër të ketë” – deklaroi Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.
Ndryshe, buletini policor njofton se mbrëmë, pak minuta para mesnate, në rrugën magjistrale Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë është gjetur një trup I pajetë I një mashkulli. Njoftohet se bëhet fjalë për një migrant I cili nuk ka pasur dokumente identifikimi. Trupi I tij I pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.
Ndërkohë, sic percjell KlanM, gjatë mëngjesit shënohet edhe një grabitje e armatosur në Komunën e Butelit. Sipas MPB-së, në grabitje kanë marrë pjesë dy persona të cilët nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin paratë në një bastore. /KlanMacedonia/