Sot në Beograd kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë qenë vendet e vetme të cilat nuk kanë pasur kufi mes vete, ndërkohë që tani përkundrazi, janë të vetmet që kanë kufi mes vete.
“Pyetja për kufijtë është pyetja ime e preferuar. Unë gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, nuk ka çmenduri më të madhe nga kufijtë në Ballkan. Ne kemi qenë shtete të vetme që mes vete nuk kemi pas kufi, ndërkohë që tani jemi të vetmit që mes vete kemi kufij. Do të thotë se në rast se dilni nga këtu në veri, në Horgosh, vetëm 200 kilometra nga këtu, kufij nuk keni deri në Skandinavi. Ndërkohë në rast se dëshironi të shkoni në Ballkan në çdo 100 kilometra keni kufi dhe pikërisht për këtë, në rast se ka ndonjë projekt që nuk e dua, kur më vijnë nga BE-ja për financim, ajo është përparimi i kontrollit kufitar. Ne nuk na duhen kufij, unë Ballkanin Perëndimorë e paramendoj si rajon pa kufij, të integruar në Bashkimin Evropian…Kufijtë aktual janë burim i korrupsionit dhe asgjë tjetër”, deklaroi Kovaçevski.