Bogovina pas tre viteve nga lajmi i rrejshëm për 5g dhe zogjtë e ngordhur

Banorët kujtojnë panikun dhe frikën që kanë përjetuar

U bënë tre vite që kur u shpërna lajmi se gjatë pandemisë me Kovid 19, gjegjëisht karantinës dhe orës policore po vendosen antenna për 5G e me këtë ngordhin shpezët në fshatin Siniçan të Komunës së Bogovinës.Një banor lokal ka publikuar një video në të cilën shiheshin disa zogj të ngordhur, me pohimin se “antena e vendosur 5G” për internet i vret zogjtë, duke sugjeruar rrezik potencial edhe për njerëzit.

Gjatë periudhës së karantinës dhe lëvizjes së kufizuar të njerëzve, me orë policore, lajmi për zogjtë e ngordhur dhe “antenën e rrezikshme 5G” u përhap me shpejtësinë e rrufesë, përmes rrjeteve sociale, jo vetëm në Siniçan, por edhe në gjithë komunën e Bogovinës. “Ju lutem shpërndani, bëhet fjalë për të ardhmen tonë, ngordhin zogj në Bogovinë për shkak të rrjetit 5G”, thuhej në thirrjen të cilën portalet e shpërndanë shpejt, duke shtuar se “gjatë orës policore montohen antena 5G”, pikërisht gjatë kohës së pandemisë, duke shtruar pyetje nëse antenat janë të rrezikshme për qytetarët?

“Gjendemi në komunën e Bogovinës, në vendin ku para tre viteve u përhap dezinformata, më saktë lajmi i rrejshëm se me vendosjen e antenës 5G ngordhin zogjtë”.

Pikërisht në këtë rrugë është bërë videoja që shumë shpejt u përhap në rrjetet sociale dhe e cila i shqetësoi banorët e kësaj komune. Disa nuk e fshihnin faktin se kanë frikë për sigurinë e tyre. Një prej tyre është Bajram Bajrami, i cili jeton në vendin ku është regjistruar videoja.

“Nuk mendoj më për të, kam harruar. Në këtë vend janë regjistruar zogjtë e ngordhur ,tha Bajram Bajrami , banor.

“Atëherë i kemi parë në rrugë.” 

Ku i keni parë?

Në rrugë.

A jeni frikësuar atëherë të dilni?

Nuk kemi prej çfarë të frikësohemi, një ditë vdekja do të vijë. Nuk vjen çdo ditë.” ,tha Musej Saiti , banor.

“Më dukej sikur është gënjeshtër.

Çfarë keni menduar atëherë?

Asgjë nuk kam menduar. Thonin se është gënjeshtër.” , tha Jusuf , banor.

“Kjo është antena e vendosur në majë të fshatit Bogovinë, e cila i furnizon banorët e këtij fshati me internet. Në fakt, banorëve u siguron internet 4G dhe jo 5G siç u publikua tre vjet më parë.” , njofton gazetarja Arbana Q. Klimenta.

Njeriu i parë i IT-së në komunën e Bogovinës, Besim Alimani, kujton se në atë kohë banorët lokalë kanë ardhur tek ai për të pyetur cila është arsyeja e ngordhjes së zogjve dhe çfarë antene vendoset.

“Më bindën se se nuk ka efekte negative dhe nuk ka për çfarë të shqetësohen qytetarët, ndërsa këtë unë ua kam transmetuar njerëzve”, tha Besim Alimani , përgjegjës për IT në komunën e Bogovinës.

Alimani shton se kjo ka qenë tema kryesore për ditë me rradhë në rrethinë, secili nga këndvështrimi i tij, në shtëpi ose në kafenetë lokale, “ka analizuar” në mënyrën e tij.

“Madje edhe tani hasim në zogj të ngordhur, por mendoj se nuk ka lidhje me 5G”,tha Besim Alimani.

Njerëzit me të cilët biseduam në Siniçan, tregojnë se videon së pari në Facebook e ka publikuar një banor i fshatit i cili ndërkohë është shpërngulur në Gjermani.

Ndërsa rrjet 5G në fshat nuk ka pasur as atëherë, nuk ka as sot. Operatorët në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 nuk kanë pasur standard të tillë për teknologji pa tela. Informacioni i tyre duhej të përsëritet në të gjitha kanalet, në mënyrë që të binden skeptikët.

“Aktivitetet në këtë bazë nuk janë të lidhura me kyçjen ose aktivizimin e rrjetit 5G, sepse frekuencat për përdorimin e shërbimeve 5G ende nuk janë shpërndarë nga Agjencia për komunikime elektronike”, thonin  operatorët para tre viteve , thonë nga  A1 dhe Telekomi i Maqedonisë.

Dezinformata të ngjajshme, pa fakte për dëm nga rrjeti 5G, janë përhapur edhe në vende të tjera. Madje janë organizuar edhe protesta me kërkesë që rrjeti 5G të ndalohet. Në moment kur popullësia në botë ishte në stres për shkak të pandemisë, qëllimi i këtyre dezinformatave ishte që të përhapet panik shtesë, frikë, mosbesim në institucione dhe teknofobi, për shkak të riorientimit të interesave të biznesit në botë.

*Video është prodhuar nga Klan TV në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit “Përdor fakte: Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundër dezinformimit në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut”, të financuar nga Ambasada britanike në Shkup. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

Lexo gjithashtu
Total
0
Share