Të punësuarit në MPB do të marrin paga më të larta nga ky muaj

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për nevojën e rritjes lineare të pagave të punëtorëve në MPB, me propozim të MPB-së, përcjell KlanM.

Sipas konkluzës, Ministria e Punëve të Brendshme do të bëjë rritje lineare të pagave të punëtorëve në Ministri në vlerë prej 3086 denarë për punonjës, në shumën bruto, e cila do të fillojë të paguhet me pagën për muajin mars 2023./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share