Hamza Yousaf zgjidhet Kryeministër i Skocisë

I pari Kryeminister pakistanez i rajonit

Hamza Jusuf është zyrtarisht Kryeministri i ri i Skocisë. Ai u betua gjatë një ceremoni të shkurtër e cila u zhvillua në Edinburg.

37-vjeçari është personi më i ri që mban këtë post dhe ka shkruajtur historinë duke u bërë kryeministri i parë mysliman që mban këtë rol.

Jusuf, i cili pason Nicola Sturgeon, është Kryemisnitri i gjashtë i vendit dhe i pari me origjinë pakistaneze.

Kryeministri i ri filloi të formojë ekipin e tij të martën pasdite me njoftimin se Shona Robison, një aleate e ngushtë e ish-Kryeministres Sturgeon do të bëhej zëvendëskryeministre.

Ai gjithashtu konfirmoi se do të kishte një “ministër për pavarësinë” në qeverinë e tij, një rol që ai u zotua ta krijonte gjatë garës për të marrë drejtimin e vendit.

Ndryshe nga liderët e tjerë, Hamza Jusuf ka pak kohë politikë.

Ai ka premtuar se do të fitojë besimin dhe respektin e atyre që nuk janë të bindur për pavarësinë e Skocisë dhe shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar duke qeverisur mirë dhe duke u fokusuar tek prioritetet e vendit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share