Qeveria izraelite në kërkim të kompromisit

Presidenti amerikan i ka bërë thirrje Netanyahut të anulojë projektligjin për gjyqësorin për të mos e thelluar krizën politike

Pasi Benjamin Netanyahu njoftoi pezullimin e projektligjit që synonte ristrukturimin e sistemit gjyqësor, qeveria e tij dhe opozita në parlament filluan negociatat e para të drejtpërdrejta për të arritur një kompromis.

Katër negociatorë të qeverisë dhe tetë homologë të opozitës zhvilluan një takim të organizuar nga presidenti kryesor i Izraelit, Isaac Herzog. Pjesëmarrësit thanë se takimi ishte kryesisht procedural. Kjo ishte negociata e parë ballë për ballë midis ligjvënësve nga të dy palët për një mosmarrëveshje që ka ndarë shoqërinë izraelite.

Megjithatë nga ana tjetër, kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të anulonte ligjin e reformës gjyqësore që ka shkaktuar protesta në Izrael dhe një krizë politike për qeverinë e tij.

“Shpresoj që ai të largohet prej tij,” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në përgjigje, Netanyahu tha se Izraeli është një vend sovran që nuk merr vendime bazuar në presionet nga jashtë. Kriza po teston qëndrimin e SHBA-së ndaj praktikave autokratike, ndërsa kundërshtarët e kanë quajtur projektligjin e Izraelit antidemokratik.

Netanyahu i premtoi Itamar Ben-Gvir, ministrit të ekstremit të djathtë për sigurinë kombëtare se do të konsideronte krijimin e një garde kombëtare nën kontrollin e tij. Kritikët thonë se një veprim i tillë do të vendoste në mënyrë efektive një organ paraushtarak nën kontrollin e një njeriu të dënuar për nxitje raciste dhe mbështetje për një grup terrorist.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share