Osmani: Rusia cënon paqën – nuk mund të jemi neutral!

“NDIHMOJMË UKRAINËN QË TË MBROHET”  

“Federata ruse cënon paqën botërore me çka shkel parimet themelore të kësaj paqeje dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë neutrale”. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sic percjell KlanM, duke komentuar deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, e cila e kishte quajtur gabim të madh të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dërgimin e helikopterëve në Ukrainë.

Sipas Osmanit, qëndrimi i Shkupit lidhur me agresionin ndaj Ukrainës, nuk është qëndrim ndaj popullit rus, por për shkak të sjelljes agresive të autoriteteve ruse që cënojnë paqën botërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ukraina nuk lufton vetëm për veten. Ajo lufton edhe për neve dhe për vlerat tona. Ne nuk i japim armë Ukrainës që të sulmojë tjetër shtet, ne i ndihmojmë Ukrainës që të mbrohet sepse sot Ukraina nuk i mbron vetëm qytetarët e vet dhe qetësinë e vet, sot ushtarët e Ukrainës dhe populli ukrainas luftojnë edhe për paqen tonë, luftojnë edhe për vlerat tona” – tha Bujar Osmani.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut, sic percjell KlanM, do t`i dërgojë Ukrainës 12 helikopterë ushtarak MI-24 të prodhimit rus, që Shkupi I kishte marrë nga Ukraina në vitin 2001. Dërgimi I helikopterëve në Ukrainë duhet të miratohet në seancë të Qeverisë.

Gazeta e Moskës “Komersant” shkruan se RMV-ja tashmë ka dërguar në Ukrainë katër avionë SU-24 dhe disa tankse T-72 që në të kaluarën I kishte marrë pikërisht nga Ukraina. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share