Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se Maqedonia po i jep armë Ukrainës pasi nuk po sulmon askën, por po mbron veten.
“Ne nuk mund të qëndrojmë neutral. Ne nuk i japim armë Ukrainës që të sulmojë tjetër shtet, ne i ndihmojmë Ukrainës që të mbrohet sepse sot Ukraina nuk i mbron vetëm qytetarët e vet dhe qetësinë e vet, sot ushtarët e Ukrainës dhe populli ukrainas luftojnë edhe për paqen tonë, luftojnë edhe për vlerat tona”, tha mes tjerash Osmani.