Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me sulmin me armë zjarri që ndodhi ndaj godinës së Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i objektit.
Presidenti Begaj e ka dënuar këtë ngjarje dhe inkurajon organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Presidenti Begaj./tvklan.al