Në mbledhjen e BDI-së që u mbajt sot, Bujar Osmani pas përfundimit tha se gjithë kryesia ishte unanime në mbështetje të frontit për Evropë.
“Ishte një mbledhje e rregullt e kryesisë Qendrorë të BDI-së, e ftuar nga kryetari Ali Ahmeti me një pik e rendit të ditës i quajtur Fronti për Europë dhe hapat e mëtutjeshme në implementimin e iniciativës të rëndësishme pro-evropiane të shoqërisë për hapa konkret të Maqedonisë së Veriut në BE. E vetmja mënyr për standart të mirë, për të ndalë ikjen e njerëzve nga vendi dhe për të ju premtuar njerëzve jetë më të mirë është e pamundur për BE. Qëndrimi i kryesisë ishte unanim në mbështetje tē frontit për Evropë” – tha Bujar Osmani.
Ai mes tjerash tha se javën që vjen do të ketë edhe një takim dhe do të diskutohet për çështjet tjera. /KlanMacedonia/