Iu kërkua dorëheqja, Haxhiu: Opozita s’ka të drejtë të flasë për drejtësi, nuk ua plotësoj dëshirën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e saj nga kjo pozitë.

Haxhiu tha se nuk do të ia plotësojë dëshirat e opozitës dhe se ata kanë më së paku të drejtë, sipas saj, që  të flasin për drejtësi

“Ata që e kanë kapur sistemin e drejtësisë, ata s’kanë të drejtë të flasin për drejtësi. Ata më së miri e dinë çka kanë bërë, janë pasuruar duke qenë politikanë. Është mirë të pyetet opozita se pse po e kërkojnë dorëheqjen time. E kanë parë seriozitetin tonë për të jetësuar reformat tona, sepse po i cenojnë interesat e tyre, s’është as e para as e fundit një kërkesë e tillë, s’jam këtu për t’i realizuar dëshirat e opozitës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se do të vazhdojnë punën për të jetësuar reformën në drejtësi.

“Si 14 shkurti që është moment i pakthyeshëm, ashtu edhe reformat janë të pakthyeshme”, shtoi ajo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share