Zelensky: Dërgoni armë ose lufta do të zgjasë me vite

Ai përsëriti kërkesat për raketa me rreze të gjatë, Kievi planifikon të nisë shumë shpejt një kundërofensivë në Bakhmut

Presidenti ukrainas iu është drejtuar sërish liderëve të Bashkimit Europian për të dërguar sa më shpejt municionet në fushën e betejës. Në një fjalim të gjatë me video drejtuar udhëheqësve të BE-së, Zelenskiy u shpreh se i takon bllokut 27-vendesh të ndërmarrë veprime për të frenuar Rusinë. Megjithëse zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar vazhdimisht partnerëve që të rrisin furnizimet me armë, komentet e Zelenskiy përfaqësonin një shfaqje jashtëzakonisht të hapur të zhgënjimit.

“Nëse Evropa vonohet në dërgesat e armëve, e keqja mund të vijë shumë shpejt dhe kjo do t’i japi mundësi Rusisë që të rigrupojë trupat dhe kontinenti duhet të përgatitet për vite të tëra lufte. Është në dorën tuaj që ta parandaloni këtë.Ne kemi nevojë për avionë modernë. Ne folëm për këtë. A ka vërtet ndonjë motivim racional në vonesat në lidhje me avionët modernë?”

Zelensky falënderoi Poloninë dhe Sllovakinë që ranë dakord të furnizonin avionë MiG të ndërtuar nga sovjetikët, të cilët pilotët ukrainas mund t’i përdorin pa trajnime shtesë. Në veçanti, ai përsëriti kërkesat për raketa me rreze të gjatë, më shumë municione dhe avionë më modernë dhe tha se BE-ja duhet të përshpejtojë procesin për t’i dhënë Ukrainës anëtarësimin.

Ndër të tjera presidenti ukrainas kërkoi që sanksionet ndaj Rusisë të jenë edhe më të fuqishme.
“Sanksionet duhet të zgjerohen. Nuk mund të ketë asnjë aluzion për vonesa në vendimet e sanksioneve. Për më tepër, nuk mund të ketë zbehje të tyre, veçanërisht nën mbulesën manipuluese të sigurisë ushqimore.”

Trupat ukrainase së shpejti do të kundërsulmojnë. Ushtria ukrainase ka deklaruar se 1,020 trupa ruse ishin vrarë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa sulme po pa një fitore nga ana e rusëve u zhvilluan në disa rajone të tjera. Forcat ruse janë përpjekur për muaj të tërë të kapin Bakhmutin ndërsa kërkojnë të zgjerojnë kontrollin e tyre mbi Ukrainën lindore. Gazetarët e Reuters pranë frontit në veri të Bakhmut identifikuan shenja se ofensiva ruse në zonë mund të zbehej. Në një fshat të kontrolluar nga ukrainasit në perëndim të Soledaritintensiteti i bombardimeve ruse u pakësua dukshëm nga dy ditë më parë. Një ngadalësim nga Rusia në Bakhmut mund të nënkuptojë se ajo po devijon trupat dhe burimet e saj në zona të tjera. Inteligjenca britanike ka bërë të ditur se trupat ruse kishin fituar terren më shumë në veri këtë muaj, duke rifituar pjesërisht kontrollin në qytetin e Kreminës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share