Pendarovski nënshkroi dekretin e Ligjit të ri për amnisti, për dënimet që janë shqiptuar gjatë pandemisë

Presidenti Stevo Pendarovski sot nënshkroi Dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti të personave që janë denuar gjatë pandmemisë Covid-19, respektivisht të zëvendësojë dënimet me dënim me kusht.

Bëhet fjalë për veprat penale nga neni 205 nga Kodi Penal, respektivisht “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas këtij ligji, personat, gjoba e të cilëve është mbi 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u zëvendësohet me dënim me burgim, do të marrin dënim me kusht prej tre vjetësh, ndërsa ata persona gjoba e të cilëve është deri në 1000 euro, do të marrin një dënim me kusht prej dy vjetësh.

Në periudhën nga 01.01.2020 deri më 30.06.2022, 1.223 persona janë dënuar me gjobë prej 123.000 denarë. Sipas rregulloreve ligjore, nëse gjobat e vendosura nuk plotësohen brenda 2 viteve, gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve i zëvendëson me vendim me burgim. Për shkak të mos pagesës së gjobës, Gjykata Themelore Penale ka marrë vendime zëvendësuese, me të cilat gjoba është zëvendësuar me dënim me burg për 280 persona. Pas të njëjtave vendime janë dhënë 205 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share