NBA: Denver e Milwaukee mbrojnë kreun në Konferencat Perëndim dhe LIndje

Pesë fitore të vendasve dhe po aq te ekipeve mysafire është epilogu  ii dhjetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Skuadra kampione e Golden State mposhti 127-125 rivalët e Dallas, duke qëndruar në zonën play off në Perëndim. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors u dalluan Kuminga me 22 pikë e Curry me 20 pikë e 13 asist.

Fitore të rëndësishme arriti edhe ekipi i Lakers, që mundi 122-111 Phoenix. Devin Booker realizoi 33 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Lakers u dalluan Davis me 27 pikë, Russell me 26 e Reaves me 25 pikë. Memphis, falë 37 pikëve e 10 kërcimeve të Jaren Jackson, mundi 130-125 Houston më efikas ishte Green me 32 pikë.

Denver konsolidon pozitat në krye të renditjes në Perëndim pas fitores 118-104 ndaj Washington. Nikola Jokic protagonist me 31 pikë e 12 kërcime. Fitore të lehtë arrin Milwaukee, që mbron kreun në Lindje pas fitores 130-94 ndaj San Antonio . Më efikas ishte Antetokounmpo 31 pikë e 14 kërcimer.  Miami mundi 127-120 Nju York . Butler ishte më efikas  me 35 pikë).

Rezultatet e sotme:

Washington – Denver, 104-118

Dallas – Golden State, 125-127

Miami – Nju York, 127-120

Toronto – Indiana, 114-118

Chicago – Philadelphia, 91-116

Memphis – Houston, 130-125

Milwaukee – San Antonio, 130-94

Minnesota – Atlanta, 125-124

Utah Jazz – Portland, 115-127

Lakers – Phoenix, 122-111

 

Shaban  Sinani /KLanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share