Një asteroid i emërtuar 2023 DZ2 do të kalojë pranë Tokës të shtunën më 25 Mars. Sipas shkencëtarëve të cilët mbajnë nën monitorim objektin hapësinor, do të kalojë më afër planetit tonë se distanca me Hënën. Ekzaktësisht, kjo kometë do të kalojë afër Tokës sa gjysma e distancës së planetit me Hënën, rreth 173 mijë kilometra.
Asteroidi do të ketë një shpejtësi 28,044 km/h. Diametri i kometës vlerësohet të jetë rreth 44-99 metra.
Shkencëtarët thonë se objekti hapësinor nuk përbën kërcënim për Tokën. Sipas NASA, një kometë e një madhësie të tillë që kalon kaq afër planetit ndodh vetëm një herë në 10 vjet.
2023 DZ2 konsiderohet një asteroid “Apollo”, që do të thotë se kalon orbitën e Tokës. Nuk dihet saktësisht se nga erdhi, por shumica e asteroidëve afër Tokës e kanë origjinën nga brezi i asteoridëve midis Jupiterit dhe Marsit.
Ky trup hapësinor u zbulua më 27 Shkurt të këtij viti nga shkencëtarët e Projektit Europian të Kërkimeve të Asteroidëve pranë Tokës. Fillimisht u tha se ky asteroid ka mundësi 1 në 430 që të godasë Tokën më 27 Mars, por ky probabilitet tashmë është reduktuar në zero pasi është studiuar trajektorja e tij. /tvklan.al