Bebe Rexha publikon fotografinë e rrallë nga fëmijëria

Këngëtarja shihet në një video duke kërcyer me këngë shqip në Los Angeles

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po përgatitet që më 28 Prill të publikojë albumin e saj më të ri, ‘Bebe’.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “I”m Good (Blue)” publikoi për 10.7 milionë ndjekësit disa fotografi të ndryshme nga një fundjavë e kaluar me familjarë dhe miq në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Mes tyre në sy bie një video, ku Rexha shihet teksa vallëzon me kunatën e saj, Dorinën, nën ritmet e këngës shqipe “Zemër” të Dhurata Dorës. Në setin e fotografive që 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram, është  një fotografi e rrallë e saj e realizuar nga fëmijëria, ku shihet krahas prindërve: Flamur e Bukurije Rexha. Artistja nuk ka hezituar asnjëherë që me krenari ta theksojë prejardhjen e saj shqiptare.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share