TASEVSKA: KJO MASË KA DHËNË REZULTATE TË SHKËLQYERA NË LUFTËN KUNDËR EKONOMISË GRI
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për kthim të një pjese të TVSH-së. Me këtë, pragu i kthimit të një pjese të TVSH-së nga 1,800 denarë për tre muaj është rritur në 2,100 denarë, njofton KlanM.
Shumat e para të rritura për këtë masë, qytetarët do të mund t’i marrin në maj, për llogaritë fiskale të skenuara në periudhën janar – mars të vitit 2023.
Deputetja e LSDM-së, Lidija Tasevska tha se, kjo është një ndër masat më të suksesshme të Qeverisë, me të cilën një pjesë e TVSH-së, shkon direkt në llogaritë e qytetarëve.
“Kjo do të thotë se, çdo individ gjatë vitit mund të realiozojë kthim të TVSH-së prej më së shumti 8,400 denarëve. Shfrytëzuesit e aplikacionit TVSH-ja ime, numri i të cilëve rritet vazhdimisht dhe ka arritur në mbi 520 mijë, shumat e rritura do t’i marrin në llogaritë e tyre në maj, për periudhën janar – mars 2023. Përmes kësaj mase për tre vite u janë kthyer qytetarëve 4,2 miliardë denarë, apo rreth 68,3 milionë euro” – tha Lidija Tasevska, LSDM.
Ajo më tej shtoi se, masa TVSH-ja ime ka dhënë rezultate shumë të mira në luftën kundër ekonomisë gri, por edhe në përforcimin e standardit të qytetarëve, njofton KlanM.
Rritja e shumës për kthim të TVSH-së ishe paralajmëruar që nga viti i kaluar. Ndryshimet ligjore për këtë, ishin votuar në seancë qeveritare në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, megjithatë ata ishin bllokuar në Kuvend. /KlanMacedonia/ /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi