Izet Mexhiti vlerësoi se tubimi i sotëm i BDI-së në Çair ishte tubim qendror i “Artanistave”. Sipas tij, në këtë tubim ka pasur njerëz të sjellur nga gjithë Maqedonia dhe kjo sipas tij shihet nga veturat e shumta me targa jo të Shkupit.
“Ka prej gjitha qyteteve prej Struge deri në Likovë, biles më habiti i kanë munduar edhe të Manastirit…kanë bërë presione, shantazhe, kërcënime…”, theksoi Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia