Shkak për këtë fenomen është bërë vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin
Autoritetet australiane janë ngritur në këmbë për të filluar pastrimin e miliona peshqve që kanë ngordhur në një lumë në Australi. Të shqetësuar për situatën e krijuar janë banorët në qytetin Menindee.
“Sapo pamë çfarë po ndodhte! Ata duhet të sillnin menjëherë pajsjet këtu për të filluar pastrimin e zonës.”
Nivelet e ulëta të oksigjenit në lumin e dytë më të gjatë të Australisë shkaktuan ngordhjen masive të peshqve pas një valë të nxehti që përfshiu vendin.
Gjatë fundjavës temperaturat në zonë arritën në 40 C.
Për të rritur nivelet e oksigjenit në lumin Darling autoritetet atje bëjnë me dije se po e furnizojnë atë me ujë me cilësi më të lartë.
Ngjarja e fundit pason një tjetër një situatë të ngjashme që ndodhi në vitin 2018.
Klan News