“EKUINOKSI PRANVEROR” – 12 ORË DITË, 12 ORË NATË
Sonte në orën 22:24 minuta, në hemisferën veriore, nis stina e pranverës, njofton KlanM.
Këtë vit pranvera do të zgjasë 92 ditë, 17 orë e 33 minuta, respektivisht deri më 21 Qershor 2023, kur do të fillojë vera.
Njëkohësisht, sot në hemisferën jugore nis vjeshta.
Dielli sot lindi në orën 5.38 minuta, kurse perëndon në 17:46 minuta. Dita zgjat 12 orë e 8 minuta.
Ndryshe, sic njofton KlanM, dita e sotme nihet edhe si “ekuinoksi pranveror” për shkak se edhe dita edhe nata zgjasin nga 12 orë.
Krahas ndryshimeve të stinës, në fundjavën e fundit të Marsit, respektivisht në këtë fundjavë, nis llogaritja verore e kohës. Në këtë mënyrë, akrepat e orës shkojnë një orë përpara, ku ora 02.00 do të llogaritet si 03.00.
Metereologët, sic njofton KlanM, parashikojnë mot kryesisht me diell dhe me temperatura pranverore. Nesër, në ditën e parë të pranverës, paralajmërohet mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut.