Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, ka reaguar pas dakordimit të ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.
Hoti tha se është duke shpresuar që pas 24 viteve më në fund po lëvizim drejt hapave konkret për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë.
Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, theksoi se falë aleatëve të Kosovës, u arrit që t’i imponohet Serbisë që të bëjë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.