Shteti komunist i Koresë së Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi.
Lajmi është bërë i ditur nga Koreja e Jugut dhe Japonia.
Raketa balistike u lëshua nga bregu perëndimor i Koresë së Veriut dhe fluturoi rreth 800 km, sipas autoriteteve të Koresë së Jugut.
Disa ditë më parë, Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike.
Seuli i ka dënuar këto veprime dhe i ka konsideruar shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
/tvklan.al