Ali Ahmeti: Lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribon në paqen dhe stabilitetin e rajonit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit maratonesh te kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti dhe atij te Serbise, Aleksander Vuciq, në rrjetin social facebook shkruan:

“Ditën e filluar me shumë optimizëm në Ohër, po e përmbyllim me hapa të reja të arritjes së marrëveshjes së favorshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Palët shprehën dakordësinë e shumëpritur publike për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Ky dialog tejkalon dimensionin bilateral, mbarëvajtja e suksesshme e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë determinon orientimin europian të rajonit dhe rrumbullakëson shtetësinë e plotë të Kosovës. Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri të plotë në faktorin ndërkombëtar deri në vendosjen e nënshkrimit në marrëveshjen finale në Bruksel, akt nga i cili nuk humb askush, por fiton ardhmëria e shëndoshë e paqes dhe progresit. Faleminderit 🇺🇸 dhe 🇪🇺! – shkruan Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share