BDI-ja me sllogane – ”Grupi i Zjarrit” me peticion online

MEXHITI: ME MJETE DEMOKRATIKE NË BDI TË DËGJOHET ZËRI I POPULLIT

Për “Grupin e Zjarrit” nuk është kontestuese se udhëheqësia aktuale partiake e BDI-së keqmenaxhon me partinë, kurse Ministrat e BDI-së keqmenaxhojnë me ekzekutivin. Gishti drejtohet sërish tek Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, por nuk përjashtohen as edhe Ministrat tjerë nga radhët e integristëve, njofton KlanM.

Nisma Qytetare “Zani i Popullit”, sic njofton KlanM, ka nis peticionin online për të shkarkuar Artan Grubin dhe Ministrat tjerë të BDI-së.

Nga një tubim në Tetovë, pjesëtarët e “Grupit të Zjarrit”, thanë se do të shfrytëzohen të gjitha mjetet demokratike që të dëgjohet zëri I popullit.

“Nuk duam ta shohim BDI-në humbëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka shumë metoda demokratike. Janë këto tubimet dhe takimet, është peticioni, e treta do t`I shfrytëzojmë edhe ato mekanizma brendapartiake në BDI dhe jemi optimist se do t`ia dalim kësaj pune” – tha Izet Mexhiti, BDI.

Ndërkohë, sic percjell KlanM, BDI-ja vazhdon me fushatë kreative nëpër rrjetet sociale. Mbrëmë është lansuar edhe një sllogan tjetër “Erdhi dita”, që bashkë me slloganin “Po, Ai Po vjen” ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet nëpër rrjetet sociale.

Lidhur me fushatën “Po Ai po Vjen”, sic njofton KlanM, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, ka deklaruar se kjo fushatë s`ka të bëjë me zgjedhjet e as me Kryeministrin shqiptar, duke paralajmëruar se ditëve në vijim do të dihet kuptimi i këtyre slloganeve.

https://www.youtube.com/watch?v=BpTVmUxE-4c

Lexo gjithashtu
Total
0
Share