LPFMV: Shkupi dhe Strumica në qendër të vëmendjes

TË DIELËN NË AUTOKOMANDË TAKOHEN SKOPJE – SHKËNDIJA

Ndeshjet e javës së 24-të në Ligën e Parë Futbollistike shjkau obligimeve të reprezentacionit katër takime do të zhvillohen të shtunën, ndërsa vetëm ndeshja Skopje – Shkëndija, luhet të dielën. Të gjitha ndeshjet e javës së 24-të, fillojnë në ora 15:00

Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum, pas barazimit me Makedonija Gj.P, rrezikon pozitën e parë, për këtë shkak vetëm fitorja vjen parasysh në ndeshjen e së shtunës kundër Rabotniçkit.

Ndeshja e rdhës kundër Rabotniçit si mysafire do të jetë një ndeshje e rëndë për ne. Mirëpo duke e ditur qëllimin dhe objektivat e klubit për t`u shpallur kampion ne në çdo ndeshje futemi për të marrë pikët e plota dhe shpresoj se me angazhimin e gjithë ekipit ditën e shtunë do t’iu gëzohemi tri pikëve për të qëndruar në pozitën e parë në tabelë” – tha Mexhit Neziri.

FC Shkupi vazhdon të mbetet pretendent serioz për të mbrojtur  titullin kampion, por këtë  duhet ta dëshmojë edhe në transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë.

Në dy takimet tjera të së shtunës, Pobeda përballet me Sileksin, ndërsa në Kavadar, Tikveshi takohet me Makedonija Gj.P.

Ndeshja e fundit e javës së 24-të zhvillohet të dielën në Autokomandë, aty ku do të përballen Skopje dhe Shkëndija. Portieri kuqezi Davor Taleski shprehet optimist para kësaj sfide të vështirë me Skopjen.

Mirë, siç e dijmë, ndodheni në një seri pozitive të vogël, shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe na pret një ndeshje me Skopjen , kundërshtar të cilin duhet ta respetkojmë makslimalisht, pavarësisht se në cilin vend ndodhet.Skopje, çdo herë din të jetë një kundërshtar i fortë, por siç e thash, ne jemi Shkëndija dhe në çdo ndeshje shkojmë për tre pikë dhe me këtë dëshirojmë që të vazghdojmë mini-serinë pozitive që e kemi bërë gjatë periudhës së kaluar dhe shpresoj në fitore” – tha Davor Taleski.

Të gjitha  ndeshjet e javës së 24-të fillojnë në ora 15:00

https://www.youtube.com/watch?v=-pAwa89Gi0E

Lexo gjithashtu
Total
0
Share