Për opinioninnë Serbi është e qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte një akt antikushtetues, i cili dënohet sipas ligjeve serbe. Kështu vlerëson gazetari serb, Mihajlloviç në një lidhje direkte për Klan Debat. Sipas tij, situata në Ballkan për momentin është e paqartë, ndërsa shtoi se ka edhe qarqe dhe subjekte në Beograd që mendojnë ndryhs enga shumica e qytetarëve në lidhje me shtetësinë e Kosovës. Për disa, siç përcjell Klan Maqedoni, Kosova paraqitet si barrë për Serbinë.
“Kushtetuta e Serbisë thotë se Kosova është pjesë e shtetit. Realiteti është ndryshe. Realiteti i Kosovës po ndryshon dita-ditës. Në përgjithësi, në Serbi ka parti dhe qarqe që mendojnë se kjo çështje është barrë dhe se duhet shkëputur nga Serbia, gjë që do të ishte një lehtësim për vendin. Por ka edhe qëndrime më analitike që thonë se me ndarjen e Kosovës, me njohjen e pavarësisë së Kosovës apo me ndarjen e Kosovës, pas një lloj efekti domino, Ballkani do të kthehet në vitet e 90-ta, do të ushqehen tendencat për Shqipëri të Madhe, kështu që atëherë do të ketë probleme jo vetëm në Serbi por edhe në Mal të Zi e Maqedoni – kur është fjala për tendencat shqiptare për bashkim, për krijimin e një hapësire të vetme shqiptare. Dhe sa i përket aspiratave serbe për bashkim, në Republikën Srpska do të kishte probleme. Pra, është një hap shumë i rrezikshëm, para së gjithash, sepse këtë herë është një marrëveshje që ka një justifikim, një alibi, se synon të pengojë ndikimin rus në Ballkan, por që në fakt është krejtësisht e paqartë”, deklaroi gazetari Milivoje Mihajlloviç për Klan Debat me Biljana Georgievskan./KlanMacedonia