Borrell nga Tirana: Mirëpritëm deklaratën e Ramës që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej

Në konferencën për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi në kuadër të mbledhjes së dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit, Përfaqësuesi i Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell është shprehur se kanë pasur rastin të mirëpresin deklaratën e Kryeministrit Rama që skema e pasaportave të arta të mos vijojë më tej.

Borrell erdhi me një mesazh shumë të qartë të mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

Josep Borrell: Duam të japim sinjal të fuqishëm të BE ndaj rrugëtimit shqiptar si anëtar i BE dhe faktikisht e përdorim Këshillin si ndërveprimin më të madh për BE dhe Shqipërinë. Ne marrim, shqyrtojmë se çfarë është bërë, ku ka nevojë për pëpjekje dhe çfarë kemi nevojë. Mesazhi jonë se angazhimi jonë i patundur për integrimin everopian të Shqipërisë. Që nga negociatat për anëtarësim tek nisma konkrete në misionet tonë të poërbashkëta.

Dua të pranoj dhe të vlerësoj që ky vend ka treguar një angazhim nga reforma dhe ka arritur etapa, veçanërisht në drejtësi, ku Shqipëria ka zbatuar një reformë e cila ka ecur përpara dhe kjo është një mundësi për të ecur përpara. Duhet të përshpejtojnë refromat për integrimin evropian. Ne patëm mundësi të mirëpresim deklaratën e Ramës që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej dhe kemi trajtuar edhe çështje të tjera e veçanërisht polarizimin e mjedisit politik në vend.

Kjo mbledhje organizohet në një realitet të ri dhe shumë sfidues që është shkaktuar nga agresioni rus në Ukranës, e bëri BE më të bashkuar dhe i ka sjellë së bashku BE dhe Ballkanin Perëndimor. Ky është moment kritik i të vërtetës, Shqipëria ka treguar frymën e vërtetë evropiane duke vepruar në përputhje me politikën e jashtë të BE dhe ju e vijoni këtë përputhje 100 për qind./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share