Lagështi në rrugë – kujdes në këto akse rrugore

LAMM njoftoi se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht me lagështirë. Intensiteti në drejtimet rrugore  jashtë qendrave të qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell KlanM.

Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe drejtim i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share