Në një natë emocionuese në Etihad Stadium, Erling Haaland shënoi 5 gola ndaj Leipzig në ndeshjen e Champions League, por menaxheri Pep Guardiola e zëvendësoi sulmuiesin në minutën e 63’, atëherë kur rezultati ishte 7-0 për Manchester City.
Ky veprim i trajnerit u cilësua si një padrejtësi ndaj sulmuesit për të shënuan më shumë. Asnjë lojtar në historinë e Champions League nuk ka shënuar gjashtë gola në një ndeshje dhe ky do të ishte një record në këtë kompeticion.
“Nëse ai e arrin këtë rekord në moshën 22 vjeç, jeta e tij do të bëhej e mërzitshme. Kështu që tani ai do të ketë një objektiv për ta bërë atë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse unë bëra zëvendësimin”.
Haaland u bë lojtari i tretë në histori që shënon pesë gola në një ndeshje, duke u barazuar me Luiz Adriano, i cili e arriti këtë sukses në 2014 me Shakhtar Donetsk dhe Lionel Messi, në 2012.
“Normalisht kur ndeshja ka përfunduar, dua që të luajnë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur”.
Haaland ka 10 gola në Champions League këtë sezon, dhe 33 në karrierën e tij, duke arritur shifrën e 30 golave në 25 ndeshje. Ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka arritur këtë pikë.
Tv Klan