Gjendet e vdekur në banesën e saj 72-vjeçarja nga Tetova

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në banesën e saj në rrugën “188” është gjetur e vdekur 72-vjeçarja Q.A. nga Tetova.

“Dje (14 mars) në ora 18:00 në SPB-Tetovë është raportuar se 72-vjeçarja Q.A. nga Tetova është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën “188” në Tetovë, ku jetonte e vetme. Mjekët nga Emergjenca e Tetovës kanë konstatuar vdekjen e saj pa gjurmë dhune, ndërsa nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipit nga SPB-Tetovë është kryer kontroll, pas çka trupi i Q.A. iu dorëzua familjes së saj”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share