NBA: Kryesuesi i NBA, Denver pëson katë humbje radhazi

Katër  fitore për skuadrat vendase dhe po aq për ato mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve  të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Milwaukee me  fitoren në trasfertë kundër  Phoenix 116-104, konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes . Antetokounmpo me 36 pikë e 11 kërcime ishte më i miri në fushë për Bucks, ndërsa Booker me  30 pikë ishte më efikasi për Suns.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi Nju Orlenasin me rezultat  123-108. Anthony Davis, realizoi 35 pikë e 17 kërcime .

KRyesuesi në renditjen e tabelës në Perëndim, Denver pësoi disfatën e katërt radhazi, Sot pësoi humbje  nga Toronto, me rezultat 125-110 . Nikolla Jokiq  realizoi 28 pikë,. Për kanadezët u dallua VanVleet me 36 pikë. Fiton edhe Cleveland ndaj  Charlotte  me rezultat 120-104. Mobley ishte më efikas me 26 pikë.

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Cleveland, 104-120

Washington – Detroit, 117-97

Toronto – Denver, 125-110

Nju Orleans – Lakers, 108-123

Oklahoma – Brooklyn, 121-107

San Antonio – Orlando, 132-114

Phoenix – Milwaukee, 104-116

Portland – Nju York, 107-123

Shaban Sinani  /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share