Zonat me te goditura jane pjesa veriore dhe qendrore
Kalifornia ende nuk po gjen qetësi nga përmbytjet katastrofike. Bora tanimë i ka lënë vendin reshjeve te shumta te shiut të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Më shumë se 30 milionë njerëz janë në paralajmërim pasi nivelet e lumenjëve po rriten në mënyrë të frikshme kryesisht në Los Anxhelosin, San Francisko, Fresno dhe Sacramento. Pjesa më e madhe e stuhisë ka goditur Kaliforninë Veriore dhe Qendrore dhe pritet që t’i drejtohet edhe pjesës jugore të vendit. Rreth 20 ekipe të shpëtimit janë vendosur në dispozicion për të evakuuar njerëzit të cilët kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Pamjet me dron mbi kontenë Monterey në Kaliforninë qendrore treguan një komunitet të tërë të përmbytur pasi lumi Pajaro doli nga shtrati. Një pjesë e madhe e njerëzve u evakuuan dhe u vendosën në streha të përkohëshme në jug të San Franciskos. Përmbytjet janë fatkeqësia e fundit nga një varg stuhish dimërore që kanë goditur Kaliforninë.
Banorët në komunitetin bregdetar të përmbytur të Pajaros në Kaliforninë qendrore u vendosën në qendrën e evakuimit në panairin Santa Cruz.
“Është vërtet e trishtueshme për të gjithë ne që jetojmë këtu, kemi humbur gjithçka, është e vështirë që t’i zëvendësojmë të gjitha ato që kemi humbur. Ka ende shumë ujë si dhe erë të rëndë. Nuk munda të shkoja deri në shtëpi sepse disa pjesë të saj janë të mbushura me ujë”, thotë një banor.
Në Kaliforninë qendrore dhe veriore një problem edhe më i madh janë rrëshqitjeve të dheut, që kanë shkatërruar ura dhe i kanë bërë rrugët të pakalueshme. Meterologët janë shprehur se sutihite përsëritura tregojnë se ngrohja globale po kthehet në një kërcënim për njerëzimin.
GAZETARE: LIVIA KALLFA