Humb jetën një grua në Kishën e Laçit, u rrëzua nga lartësia derisa po ndizte qirinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kishën e Laçit.

Një grua, e cila po ndizte qirinj në një shpellë te Kisha e Laçit, është rrezuar nga lartësia dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Fatkeqësisht, gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës nga frakturat e rënda që kishte marrë në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja mendohet të jetë rreth 60 vjeçe.

Ajo nuk është identifikuar akoma pasi nuk ka pasur dokumente me vete dhe në momentin e ngjarjes nuk ka qenë e shoqëruar nga njeri./tvklan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share